Nëse FC Drita në ndeshjen e kthimit e kalon Florianën në raundin e dytë të Ligës së Konferencës (rezultati i ndeshjes së parë ishte 1:1) dhe më pas eliminon edhe Tre Fiorin në të tretin, do të jetë në vazon e skuadrave favorite në play-off të Europa Confernece League.
Kjo do të thotë se gjilanasit do të përballeshin me një nga skuadrat jo favorite, përfshirë edhe humbësit e disa çifteve nga vazo (unsedded).
Në bazë të kësaj, Drita ka sërish një mundësi të artë për të siguruar fazën e ligës në Ligën e Konferencës dhe për të përsëritur suksesin historik të sezonit të kaluar.
Për të arritur këto synime, Drita së pari duhet të kalojë pengesën e quajtur Floriana, me të cilën do të përballet Ditën e martë. /kryelajmi.com/.




