Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani, që ka një ekip të kompletuar, është përkujdesur që në stinorin që është në prag të sjellë emra të rinj që do të jenë pjesë e këtij ekipi. Kështu, pas afatit kalimtar për futbollistë, Drita në radhët e veta ka sjellë tre lojtarë dhe ka larguar katër të tjerë.
Nga ekipi i Dritës janë larguar Laurent Ismajlaj, Emanuel Sarpong, Durim Baxhuku dhe portieri Betim Halimi.
Ekipi bardh e kaltër nga Gjilani është përkujdesur që në radhët e veta të sjellë futbollistë cilësorë dhe përforcimi më i madh duket të jetë azerbajxhanasi Amit Guluzade. Drita në radhët e veta ka sjellë edhe portierin Krenar Ramadani dhe së fundi edhe Haxhi Nezirajn.
Drita një pjesë të fazës përgatitore e ka zhvilluar në Ohër, kurse synim të sajin e ka një vend që dërgon në Evropë.
Amit Guluzade
Krenar Ramadani
Haxhi Neziraj