Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit ka shkruar:
Për të tretin vit me radhë, Komuna e Gjilanit po vazhdon programin e praktikës për nxënës dhe studentë.
Sot pata kënaqësinë t’i vizitoj 100 të rinjtë e të rejat që po zhvillojnë praktikën në drejtoritë e Komunës, ku po njihen nga afër me punën e administratës komunale dhe po fitojnë përvojë profesionale.
Ky program është një mundësi e rëndësishme për zhvillimin e shkathtësive të tyre dhe një urë mes arsimimit dhe tregut të punës.
Të gjithë praktikantëve u uroj suksese dhe një përvojë sa më të vlefshme!





