Të dy në Beograd!
Të dy përballë Aleksandar Vuçiqit!
Por dy qëndrime krejtësisht të ndryshme për Kosovën!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd dhe përballë udhëheqjes së Serbisë, pati guximin politik t’ia thotë hapur Aleksandar Vuçiqit, Kosova është e pavarur dhe Serbia duhet ta pranojë këtë realitet!
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po në Beograd dhe po përballë Aleksandar Vuçiqit, zgjodhi një qëndrim krejt tjetër!
Ai jo vetëm që nuk i kërkoi Serbisë ta njohë Republikën e Kosovës, por deklaroi se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Pavarësisë së Kosovës nuk ka ndryshuar!
Rama, në Beograd, përballë Vuçiqit, Serbia duhet ta pranojë Kosovën e pavarur!
Zelensky, në Beograd, përballë Vuçiqit, Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin e saj për mosnjohjen e Kosovës!
Dy vizita në Beograd!
Dy udhëheqës!
I njëjti bashkëbisedues, Aleksandar Vuçiq!
Por, për Kosovën, dy mesazhe krejtësisht të ndryshme!
Shihet qartë, se sikur i joti nuk të don e nuk të mbronë askush, prandaj duhet ta duam njëri-tjetrin, ta mbrojmë njëri-tjetrin dhe t’i dalim zot Atdheut tonë të dashur e të shtrenjtë!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 9 Gusht 2026!





