Trashëgimi

Përfundon restaurimi i tri shtëpive në Terizaj të Gjilanit

Në lagjen e Hajdinëve, në Terziaj të Gjilanit, kanë përfunduar punimet e restaurimit të tri shtëpive tradicionale të familjes Ismail Rrustemi.

Shtëpia e Shaqë Ismail Rrustemit, shtëpia e Hajdin Ismail Rrustemit dhe shtëpia e Xheladin Ismail Rrustemit tashmë janë të ruajtura si dëshmi të rëndësishme të trashëgimisë arkitekturore dhe historisë së kësaj zone.


“Përmes këtyre ndërhyrjeve, jo vetëm që ruajmë vlerat e së kaluarës, por krijojmë mundësi të reja për valorizimin e trashëgimisë kulturore dhe promovimin turistik të zonës. Trashëgimia kulturore mbetet prioritet në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave tona më tej”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizimit./ KultPlus.com 

You Might Also Like