Drita bën goditjen e madhe, zyrtarizon Eduart Rrocën
Drita vazhdon të bëjë lëvizje të fuqishme në merkato, teksa ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit me përvojë, Eduart Rroca.
33-vjeçari i bashkohet kampionit të Kosovës pas një karriere të pasur në futbollin turk, ku ka veshur fanellat e Istanbulsporit, Manisa FK dhe Ankara Keçiorengucu.
Rroca ka një eksperiencë të madhe edhe në futbollin shqiptar, ku më parë ka luajtur për Luftëtarin, Egnatian, Tërbunin dhe Kukësin.
Me ardhjen e tij, Drita shton ndjeshëm cilësinë në repartin ofensiv të mesfushës. Rroca mund të luajë si mesfushor ofensiv, por mbi të gjitha njihet për aftësinë për të shënuar gola dhe dhuruar asistime.
Një goditje e madhe e kampionit, që me këtë transferim duket se po kompleton edhe më shumë skuadrën për sfidat e sezonit të ri.




