Futboll

Kapiteni i Dritës Ardian Limani dhe ai i Gjilanit Ylber Kastrati iu bashkuan projektit me moton “Pasioni s’ka gjini”

Kapiteni i Dritës, kampione e Kosovës, Ardian Limani dhe Ylber Kastrati – SC Gjilani nënkampion, iu bashkuan projektit me moton “Pasioni s’ka gjini”.
Ata theksojnë se si sportistë profesionistë nuk njohin ndarje e dallime në baza gjinore, ndërsa ftojnë familjet dhe shoqërinë në përgjithësi t’i përkrahin vajzat në sport, sepse ato kanë dëshmuar cilësi dhe sukses.
“Vajzat po tregojnë përfaqësim dinjitoz jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombetare, prandaj duhet të mbështeten”, thonë kapitenët gjilanas.
Kjo video u realizua në kuadër të projektit “Barazia gjinore në sport”, që po implementohet nga OJQ “Gruaja Hyjnore” dhe mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Ard Limani Ylber Kastrati
https://www.facebook.com/102820284472934/videos/160148078795049

You Might Also Like