Fati nganjëherë në futboll është i çuditshëm. Ajo që i ka ndodhur sonte lojtarit të Dritës Kemehlo Nguena rrallë i ka ndodhur dikujt.
Nuk ishte paraparë përpara otë luajtur në përbërjen e parë, por në ngrohje është lënduar Albert Dabiqaj dhe kryetrajneri Ardian Nuhiu vendosi që ta zëvendësojë pa filluar ndeshja dhe në vend të tij futi Nguenën.
Lojtari e shfrytëzoi si është më së miri mundësinë e dhënë, duke shënuar dy gola, një asist dhe një herë duke qëlluar shtyllën. krelajmi.com




