Urime FC Drita për kualifikimin në “play-off”-in e UEFA Conference League!
Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e kampiones së Kosovës, e cila me fitoren 5:0 ndaj Tre Fiori dëshmoi edhe një herë cilësinë dhe forcën e saj në arenën evropiane.
Ky sukses është krenari për Gjilanin dhe futbollin e Kosovës.
Urime lojtarëve, stafit teknik, drejtuesve të klubit dhe tifozëve “Intelektualët”!
Shumë suksese në “play-off” ndaj Inter d’Escaldes. Na bëni krenarë edhe në hapin e radhës!





