Gjilani e ka nisur kampionatin e sivjetmë me fitore edhe atë duke ngadhënjyer 3:1 në Drenas ndaj Feroniklit ’74, me golat që i kanë shënuar Granit Jashari, Hamdi Namani dhe Bleart Tolaj nga pika e bardhë dhe Shpresim Zogu për Feroniklin ’74.
Për Gjilanin ndeshja ka nisur shumë keq, ngase që në minutën e dytë, Prodani ka shënuar një gol të bukur nga largësia, por ky gol është anuluar pas ndërhyrjes së VAR-it, ngase më herët një lojtar i Feroniklit ’74 kishte luajtur me dorë.
Pak minuta më pas pas një tollovie, Gjilani ia ka dalë të shënojë nëpërmjet Granit Jasharit. Rast të mirë ka patur edhe Bilalli, i cili bukur është shërbyer nga Thaqi, por portieri mysafir ia doli të ndalë topin që po shkonte në rrjetë.
Në dy raste Gjilani është ankuar për penallti, por gjyqtari as që ka shikuar në sistemin VAR, kështu që pjesa e parë është mbylllur me rezultat 0:1.
Gjilani e ka nisur edhe më mirë pjesëlojën e dytë, kur në minutën 47 me një supergoditje me të majtën nga 17 metra, Hamdi Namani qëlloi këndin e epërm të djathtë të portës vendase për rezultatin 2:0.
Në pjesën e mbetur të lojës Gjilani tentoi të luante sigurt, me më pak sulme e më tepër me mbajtjen e topit dhe në minutën 82, pas një ndërhyrje të Rexhajt në Morinën, gjyqtari tregoi në pikën e bardhë për Gjilanin. Blerat Tolaj mori përgjegjësinë për të gjuajtur dhe dërgoi topin në anën e majtë e portierin në të djathtë për rezultatin 0:3.
Edhe Feronikli ’74 fitoi penallti në minutën 88, kur Ibrahimi shkaktoi penallti, pas një ndërhyrje nga parapa. Shpresim Zogu ishte i sigurtëm duke zvogëluar rezultatin në 1:3. /kryelajmi.com/.



