Libër i ri i autorëve Fitim Rifati, Skender Zhitia, Enver Sadiku – “Në optikën e diplomacisë dhe publicistikës franceze: lëvizja kombëtare dhe kryengritjet shqiptare: (1910-1912)”
Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, botoi veprën shkencore “Në optikën e diplomacisë dhe publicistikës franceze: Lëvizja kombëtare dhe kryengritjet shqiptare (1910-1912)”, i cili shumë shpejt do të jetë në duart e lexuesve.
Libri është përgatitur në bashkautorësi të kolegëve dr. Fitim Rifati, dr. Skender Zhitia dhe dr. Enver Sadiku.
Mirënjohje e veçantë për Drejtoreshën e Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, prof. dr. Teuta Shala Peli, për recensentët prof. dr. Alban Dobruna dhe prof. asoc. dr. Mead Osmani, për kolegët e Institutit, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuuan në realizimin dhe botimin e kësaj vepre.
Fitim Rifati, Skender Zhitia, Enver Sadiku, “Në optikën e diplomacisë dhe publicistikës franceze: lëvizja kombëtare dhe kryengritjet shqiptare: (1910-1912)”. Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2026.



