Gjilan

Në ditë vikendi, mbi gjysma e Gjilanit pa ujë

Që nga orët e hershme të mëngjesit, mbi gjysma e qytetit ka ngelur pa ujë, gjendje e cila pritet të zgjas mbi 24 orë.

Qytetarët po mundohen të gjinden si po munden, duke mbushur bidonë, kova e uji e kusi, vetëm e vetëm që disi të përballojnë këtë situatë.

Në KRU “Hisromorava” theksojnë se kjo po ndodh shkaku I punimeve në Bulevardin e Qytetit dhe se kjo situatë do të zgjas nga e shtuna më 19 shtator 2026, nga ora 08:00 deri në 20:00, do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë në disa pjesë të qytetit.

Ndërprerja po prek zonat Qendra e Qytetit, Bojanina, Sheshi i Jugut, Baleci, Lagja e Spitalit, Kodra e Dëshmorëve dhe rrugën “Nënë Tereza”.

Derisa Hidromorava po lut konsumatorët në zonat e përmendura të sigurojnë sasi të nevojshme uji për nevojat e tyre gjatë kohës së ndërprerjes, në qytet nuk janë parë cisterna që do t’u mundësonin qytetarëve se paku ujë për pije. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like