Sot është pensionuar Dr.Musë Jashari, mirënjohje dhe respekt për një karrierë të përkushtuar në Spitalin e Gjilanit.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Afrim Cana theksoj se është kënaqësi për mua që sot ta përcjellim në pension një profesionist të përkushtuar në fushën e Ortopedisë, ku gjatë karrierës suaj keni dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në punë.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin tuaj të çmuar ndër vite, menaxhmenti i Spitalit ju nderon me këtë mirënjohje, si shprehje e respektit për punën, profesionalizmin dhe kontributin tuaj në shërbim të pacientëve dhe institucionit.
Ju falënderojmë për gjithçka që keni dhënë ndër vite dhe ju urojmë shëndet dhe momente të bukura në kapitullin e ri të jetës.





