ARSIMI

U pensionua Remzije Ajeti Saqipi, prof. e Gjuhës dhe Letërsisë

U pensionua prof. Remzije Ajeti Saqipi
Dje, në një atmosferë të ngrohtë kolegiale, me shumë emocione, mirënjohje e kujtime, u pensionua prof. Remzije Ajeti Saqipi.
Prof. Remzije u lind më 8 tetor 1961 në fshatin Përlepnicë të Gjilanit, ku edhe mbaroi shkollimin fillor. Shkollën e mesme e kreu në Gjilan, ndërsa studimet në Fakultetin e Filologjisë, Dega Gjuhë shqipe dhe letërsi. Më 1989 filloi punën si mësimdhënëse në Shkollën Ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan, ndërkaq nga viti 2008 vazhdoi në Shkollën e Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, ku edhe e përfundoi rrugëtimin profesional në arsim.
Profesoresha Remzije me punën dhe përkushtimin e saj profesional prej dekadash ka dhënë një kontribut të çmuar në mësimdhënie, duke përcjellë dije e eukim te shumë breza. Profesionalizmi, urtësia, qasja ndaj nsënësve, bashkëpunimi me prindër dhe kolegë, angazhimi, përgjegjësia dhe kontributi i saj për një mësimdhënie sa më cilësore, mbeten disa nga virtytet e saj, që nuk harrohen.
Një kapitull i rëndësishëm në karrierën e Remzijes, ashtu si edhe për gjithë popullin shqiptar, padyshim mbeten vitet ’90-ta, kur okupatori serb i mbylli shkollat shqipe dhe mësimi u mbajt në shtëpi- shkolla, ku Remzija, si shumë të tjerë, nuk hezitoi të jepte kontributin e saj për ta mbajtur hapur derën e shkollës shqipe. Prandaj, ajo mbetet edhe një udhërrëfyese dhe një shembull frymëzimi për të gjithë ne.
Prof. Remzije, vërtet mbylli një kapitull të çmuar profesional, por hapi një kapitull tjetër të ri të jetës së saj, përkushtimit ndaj familjes, shoqërisë dhe miqve. Ajo do të mbetet në kujtimet e kolektivit tonë me çastet më të bukura dhe kujtimet e përvojat që kemi ndarë së bashku.
Jeta e prof. Remzije Saqipi qoftë e lumtur dhe e begatuar me shëndet e dashuri!

You Might Also Like