Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë lojtarët dhe stafin me të cilët pata mundësinë të punoj gjatë kësaj periudhe.
Faleminderit për përkushtimin, respektin, mbështetjen dhe çdo moment që ndamë së bashku. Në futboll, rrugët ndonjëherë ndahen, por kujtimet, përvojat dhe respekti mbeten.
Faleminderit tifozëve për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë periudhës që kur kam ardhur këtu dhe gjithmonë do të mbetem njëri nga ju.
I uroj klubit, lojtarëve dhe gjithë stafit shumë suksese në vazhdim. Jam mirënjohës për gjithçka që kemi kaluar së bashku!!
Faleminderit nga zemra dhe suksese në çdo hap të mëtejshëm!




