Sporte të tjera

GJILANI HALF MARATHON 2026 – NJË DITË E MADHE PËR SPORTIN, GJILANIN DHE KOSOVËN!

GJILANI HALF MARATHON 2026 – NJË DITË E MADHE PËR SPORTIN, GJILANIN DHE KOSOVËN!
Sot, Gjilani u shndërrua në një pikëtakim të sportistëve, pasionit dhe energjisë pozitive, duke mirëpritur mbi 300 garues nga vende të ndryshme të botës në një mot me shi në Gjilani Half Marathon 2026!
Për mua, si Organizator Kryesor i kësaj ngjarjeje, ishte një kënaqësi dhe përgjegjësi e veçantë të jem pjesë e realizimit të një aktiviteti që promovon sportin, shëndetin, bashkëpunimin dhe imazhin e qytetit tonë.
Pas shumë përkushtimi, pune dhe përgatitjesh, sot e dëshmuam edhe një herë se Gjilani ka potencialin të organizojë ngjarje sportive që bashkojnë njerëz përtej kufijve, gjuhëve dhe kulturave.
🙏 Faleminderit nga zemra të gjithë garuesve që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre, institucioneve mbështetëse, vullnetarëve, stafit organizativ, partnerëve dhe secilit person që kontribuoi në realizimin e këtij eventi.
Një mirënjohje e veçantë për të gjithë ata që besuan në këtë projekt dhe u bënë pjesë e rrugëtimit tonë.
Sidomos Sponzorët tanë.
Prime Gym
Walltec
Hotel Gallery
Kameleon
Ujë Dea
BeActive
Ice Power
Redbull
U2
Alfa Qeramika
Darda Sig
B2b Company
Kimi Caffe and Cake House
Jaffa plus
Flexograf
Sponzor Medial Radio Star Gjilan
Ky maraton nuk ishte vetëm një garë vrapimi. Ishte dëshmi se sporti bashkon njerëzit, ndërton ura miqësie dhe e vendos Gjilanin në hartën e ngjarjeve sportive ndërkombëtare.
Sot vrapuam së bashku, por ndërtuam diçka shumë më të madhe se një garë: një traditë sportive për qytetin tonë!
Gjilani Half Marathon vazhdon të rritet, dhe ky është vetëm fillimi i synimeve tona për të ardhmen.

You Might Also Like