Futboll

Takohen disa nga legjendat e futbollit gjilanas, evokojnë kujtime

IKA TAKA GJENERATA 1974/75 E FARKES
Nehat Osmani, ish-futbollist
Një kohë e një mot, sa një jetë e tërë”!
Sërish të gjithë njësoj bashkë, veçse një gjysëm shekulli mes vitesh qëkur si fëmijë nisëm rrugëtimin tonë sportiv e njerëzor.
Asokohe plot andrra e ambicie, sonte plot evokime e kujtime. mbi të gjitha përplot MBURRJE për shtigjet që kaluam dhe gjurmët që lamë.
Me të njejtin besim e respekt për njëri tjetrin, me të njejtën dashuri për udhërrëfyesin e prijësin tonë Fahredin Sherifi.
Në nderim e falenderim te trenerit e mësuesit tonë për përkushtimin e tij ndaj një gjenerate që do mbetet shembull për tu ndjekur nga gjenerata e breze në vijim.
Për njeriun që kërkonte lojën në fushë ta shndërronim në ART përmes figurave gjeometrike në mënyrë që të besojmë se brenda garës e shpirtit sportiv gjithnjë lindin vlera e vyrtyte njerëzore, se shkathtësitë fizike të ndërthurura me mendjen e intelektin ndërtojnë unin e karakterin të një personaliteti.
I tillë ishte dhe mbeti Farka, sepse ai synonte perfeksionizëm. Tê tillë do ta mbajmë në mend gjithë ata që e njohën.
U mblodhëm edhe sot si atêherë Rabit Matoshi, Tajar Hoxha, Agim Ramizi, Xhelal Jetishi, Besnik Xhinolli, Mehmet Shaqiri, Naser Bunjaku, Mustafë E. Hyseni, Refik Morina dhe Nehat Osmani për t’i shprehur admirimin tonë jetësor njeriut që na çmonte si fëmijët e tij e ne konsideronim si prind. Falemnderit Farko!

You Might Also Like