Një gol i shënuar në kohën shtesë ka qenë vendimtar në fitoren e Dritës ndah Ballkanit në transfertë, duke ngjallur pritjet e ekipit të Dritës për kthimin e madh në kampionat.
Ballkani dhe Drita kanë zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë, me disa raste të mira shënimi, situate të dyshimta dhe angazhim të pashoq.
Të dy palët ndeshjen e kanë nisur me lojë të hapur e pa kalkulime të shumta, kurse edhe rastet nuk kanë munguar.
Në pjesën e parë, Drita pati një rast shumë të mirë për të shënuar, por Manaj edhe pse e kaloi edhe portierin për pak është vonuar.
Në anën tjetër, në minutën 35 rast të mirë pati Ballkani, bile u aludua edhe për penalti, por edhe pas shikimit të VAR-it u pa se asgjë nuk pati kontestuese.
Në minutën e fundit të pjesës së parë rast të mirë pati edhe Manaj, i cili është shërbyer shumë mirë nga Sheji, por gjuajtja e tij me kokë për pak shkoi jashtë portës.
Manaj me kokë provoi edhe në minutën 49, por topi sërish shkoi mbi portë.
Drita rastin më të mirë në ndeshje e ka patur në minutën 78, kur pas një goditje dënimi që e dha Besnik Krasniqi, mbrojtja e Ballkanit me në krye portierin Selmani nuk intervenoi si duhet dhe topi erdhi deri te Hajdin Salihu, i cili gjuajti, por topi u përplas për shtyllën e djathtë të portës së Ballkanit dhe u kthye në fushë.
Në minutën 83, Grezda ishte i vetmuar para portës, por gjuajti mbi portë. Edhe në minutën 85 i njëjti lojtar gjuajti nga afërsia, por Selamni priti, kurse në topin e dëbuar gjuajti Blerim Krasniqi, por ishte shumë i pasaktë.
Në minutën e parë shtesë, Besnik Krasniqi pas një shpërthimi nga e djathta, bukur u fut në zonën e rrezikshme dhe ndonëse ishte anash, me një gjuajte të furishmë shënoi mbi duart e portierit Selmani për rezultatin 0:1./kryelajmi.com/.





