Futboll

Flamur Bunjaku beson në kualifikim

FC Drita të enjtën do të zhvilloj lojën e dytë në Conference League, “Intelektualët” do të mundohen t’i befasojnë mysafirët nga Belgjika në ndeshjen e dytë kualifikuese, shkruan Radio Star.

Pronari i klubit, Flamur Bunjaku, pret përkrahjen nga tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Po dëshmojmë se jemi skuadër kompakte,ndeshja me skuadren belge rrit prestigjin e futbollit kosovar,do te jete nje spektakel futbollistik, ku e gjithë Kosova do te jete me ne.
Do te japim ma të mirën që dimë dhe mundemi ne jo që po e përfaqësojmë skuadrën tone ,por futbollin Kosovar.

Bunjaku ka thënë se pret ndeshje të vështirë ndaj Royal Antwerp, duke marrë parasysh se klubi belg në radhët e veta ka lojtarë të klasit botëror.

“Gjithsesi pres një ndeshje të vështirë. Royal Antwerp është një kundërshtar i fortë. Skuadra jonë luan para adhuruesve të vet, por besojë që do të marrim përkrahje të madhe nga tifozët dhe shpresoj të befasojm klubin bleg dhe të marrim një rezultat të mirë”, ka thënë ai./radiostar/

You Might Also Like