Se a do të bëhet pjesë e SC Gjilanit trajneri i njohur Zekirija Ramadani, gjithçka do të dihet këtë të enjte, kur do të mësohet se a do të bijnë palët në dakordim.
Palët janë në bisedime tash e dy ditë dhe po bisedohet edhe për detaje, bëjnë me dije për gazetën online kryelajmi.com burime të besueshme brenda klubit kuq e bardhë nga Gjilani. Mësohet se marrëveshja është shumë afër, por se ende nuk ka ardhur deri te zyrtarizmi dhe e enjtja do të jetë e ashtuquajtura “Dita D”.
SC Gjilani dhe Zekirija Ramadani njihen shumë mirë, ngase shkupjani edhe më herët kishte qenë pjesë e SC Gjilanit, bile në kohën kur Gjilani gjendej në vështirësi të mëdha financiare, por që sukseset nuk kishin munguar as atëherë. Tashti, te klubi kuq e bardhë gjërat kanë ndryshuar për të mirë, bile edhe apetitet janë shtuar, duke kërkuar që ekipi pas këtij kampionati së paku te prek Evropën. Aspiratat janë ngjallë edhe më shumë pas fitores bindëse të Gjilanit ndaj Drenicës dhe tashti SC Gjilani gjendet në kreun e tabelës, me mundësi shumë të mira që edhe dy ndeshjet e radhës të shënojë fitore, ngase Gjilani do t’I ketë dy ndeshje radhazi si vendase, me Feroniklin ’74 dhe Llapin, ekipe këto që i kishte mposhtur edhe në fazën e parë të garave. /kryelajmi.com/.




