Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim prof. dr. Zeqir Kadriun, të cilit me këtë rast i ka ndarë një mirënjohje në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të çmuar në fushën e shkencës, arsimit dhe letërsisë. Me këtë rast, kryetari Haliti ka vlerësuar karrierën shumëvjeçare të prof. dr. Zeqir Kadriut, duke theksuar se veprimtaria e tij profesionale dhe publike përfshin një angazhim të gjerë në arsim dhe shkencë, nga mësimdhënia në arsimin parauniversitar dhe universitar, deri te drejtimi i institucioneve arsimore. Haliti gjithashtu ka veçuar angazhimin e tij në jetën publike dhe politike, përfshirë edhe ushtrimin e detyrës së deputetit në Kuvendin e Maqedonisë gjatë viteve të 90-ta. Kryetari Haliti ka theksuar se kontributi i prof. dr. Zeqir Kadriut në këto fusha përbën një vlerë të rëndësishme për arsimin, shkencën dhe kulturën, ndërsa ndarja e mirënjohjes shpreh respektin dhe vlerësimin institucional për veprimtarinë e tij shumëvjeçare. Aiz Zuka



