Në ditë feste, më 28 nëntor gjatë tërë natës kishte rënë borë, kurse të nesërmen fusha me bari sintetik ishte e mbushur me borë. Ndeshjet e asaj dite që u desh të luhen në kuadër të Superligës së Kosovës në Futboll u anuluan, por jo edhe derbi në Gjilan, ngase drejtuesit e SC Gjilani tërë ditën kishin punuar me makineri për ta larguar borën, kurse në buzëmbrëmje terreni ishte I gatshëm për lojë.
Ndeshja ka nisur me një qetësi nga të dy palët që ruheshin që të mos gabojnë në terrenin e rrëshqitshëm. Mundësia e parë në ndeshje erdhi në minutën 27, kur Thaqi harkoi nga e djathta dhe topi erdhi te këmbët e Bilallit, I cili në vend që të gjuaj me të parën deshi ta ndalë topin dhe ai I iku nga këmba dhe shkoi drejt e në duart e portierit Maloku. Gjilani pati rast të mirë edhe në minutën 34, kur pas një aksioni të shpejtë Tolaj goditi nga largësia, Maloku priti topin duke e larguar, por aty u bgjet Zeka, I cili I vetmuar gjuajti mbi portë.
Tentimin e parë Drita e pati në minutën 39, kur pas një harkimi nga e djathta, Qoriq e dëboi topin shkurtazi, por sulmuesit e Dritës nuk ishin të saktë në rastin që iu tregua.
Në sekondën e fundit të pjesës së parë. Drita pati rastin më të mirë, kur pas një goditje dënimi, topi erdhi deri të Salihu, që gjuajti me të parën, por portieri Qoriq u hap I tëri dhe me këmbë shpëtoi portën e tij. /kryelajmi.com/.




