Viti

Bajram Mavriqi u zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal të Dardanës

Këshilltari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Bajram Mavriqi, u zgjodh kryesues i Kuvendit të Komunës së Dardanës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Kuvendi i Komunës së Dardanës, ka mbajtur të shtunën mbledhje të jashtëzakonshme, ku në rend dite ishte dhënia e betimit të një këshilltari komunal dhe zgjedhja kryesuesit të Kuvendit të Komunës.
Në mbledhjen, që u kryesua nga këshilltari më i vjetër, Enver Mavriqi, nga AAK, pas miratimit rendit të ditës, këshilltari Bajram Mavriqi nga LV, që mungoi në mbledhjen konstituive, dha betimin solemn.
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit, pati dy kandidatë të propozuar për këtë pozitë.
Lëvizja Vetëvendosje, propozoi kandidatin e tyre, Bajram Mavriqin per kryesues te KK-se, ndërsa, nga ana e subjektit politik te AKR-së, u propozua këshilltari Valon Maliqi.
Në procesin e votimit morën pjesë 27 këshilltarë komunalë.
Pas numërimit të votave, komisioni për mbikëqyrjen e procesit të votimit shpalli rezultatin, sipas të cilit Bajram Mavriqi ka marrë 18 vota dhe është zgjedhur Kryesues i Kuvendit të Dardanës.
Kryesuesi i porsazgjedhur, Mavriqi, premtoi se do ta ruajë frymën e mirë dhe demokratike të punës dhe bashkëpunimit, siç ka ndodhur në vazhdimësi në Kuvendin Komunal të Dardanës. Rexhep  Hasani.

 

You Might Also Like