Gjilan, 24 nëntor 2026
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Nënkolonel Luan Keka së bashku me staf ka pritur në takim Komandantin e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Nënkolonel Arben Avdyli dhe stafin e tij.
Gjatë takimit u diskutua për Ditën e Forcës, gjendjen e përgjithshme të sigurisë në rajonin e Gjilanit, raportet e deritanishme ndërmjet Policisë së Kosovës dhe FSK-së, si dhe rëndësinë e koordinimit, komunikimit dhe angazhimit të përbashkët ndërinstitucional.
Të dy palët vlerësuan pozitivisht raportet e ndërtuara deri më tani, duke theksuar se koordinimi dhe partneriteti ndërinstitucional janë elemente të rëndësishme në funksion të ruajtjes së sigurisë, stabilitetit dhe interesit të qytetarëve.
Takimi u zhvillua në frymën e respektit të ndërsjellë institucional dhe gatishmërisë për vazhdimin e koordinimit dhe partneritetit në funksion të sigurisë.



