Futboll

Sadat Pajaziti nuk është më kryetrajner i Drenicës

Sadat Pajaziti, kryetrajner i deridjeshëm i Drenicës së Skenderajt, nuk është më në udhëheqje të këtij ekipi. Pajaziti, që dikur ishte kryetrajner edhe i dy klubeve gjilanase, Dritës dhe Gjilanit, ka shkëputur kontratën me ekipin drenicas dhe e ardhmja e tij në futboll do të dihet në ditët në vazhdim.

Ai I është drejtuar me një postim bashkëpunëtorëve të tij të deridjeshëm, në të cilin është thënë:

 

Ju informoj që pas një bashkëbisedimi që kisha sot me kryetarin e klubit të Drenicës Ilir Veliqi si dhe drejtorin Tahir Lushtaku u vendosëm që ta ndërpresim bashkëpunimin me marrëveshje të dy anshme. Dua të falënderoj kryesinë e klubit për korrektësinë dhe profesionalizmin e posaçërisht kryetarin e klubit Ilir Veliqi, drejtorin sportiv Tahir Lushtaku dhe të gjithë anëtarët e tjerë të kryesisë që më mbështetën vazhdimisht. Gjithashtu falënderoj futbollistët, stafin dhe të gjithë tifozët për mbështetjen. Jam shumë krenar që isha pjesë e Drenicës për aq kohë sa punuam bashkë dhe lirisht mund të them se unë do të jem tifoz i Drenicës pëgjithmonë. Po largohem nga klubi me një peng, që se realizuam kalimin në finale te Kupës se Kosovës për të cilën besova shumë së do t’ia dalim për t’i gëzuar të gjitha ata tifozë që e duan aq shumë klubin.
Besoj se kryesia e klubit do të riorganizohet shpejtë dhe do të krijohet një ekip shumë konkurues për vitet në vijim, sepse Drenica gjithmonë ka treguar se di të organizohet dhe të jetë kundështarë i denjë për çdo ekip.

You Might Also Like