Futboll

Gjilanit zyrtarisht i largohet edhe një lojtar

Ishte paralajmëruar më herët se do të largohet nga KF Gjilani, por gjithçka është bërë zyrtare këtë të mërkurë, kur ka folur vetë lojtari, i cili nuk do të jetë më pjesë e Gjilanit.

Isa Emnihaziri, që këtë stinor nuk dha atë që është pritur nga ai, ka vendosur të largohet nga Gjilani. Ai një kohë ishte i lënduar, më pas është kthyer por pa ia dalë të shënojë e në fund u gjend në bankën rezervë.

Megjithatë, sukseset e Gjilanit në vitet e fundit janë të lidhura me emrin e tij, andaj edhe vetë lojtari u është falënderuar të gjithëve. Ja postimi i tij i plotë:

Faleminderit Gjilan, faleminderit “Skifterë”, faleminderit kryesi, bashkëlojtarë dhe trajnera për kohën që  kemi kaluar së bashku. Klubi i uroj suksese në vazhdimësi, por dua të ju njoftoj që rrugët tona ndahen sot. Faleminderit për të gjitha”, ka shkruar Eminhaziri.

You Might Also Like