KF Gjilani ka bërë edhe një goditje nga Shqipëria dhe vetëm brenda dy ditëve ka sjellë në Gjilan edhe shqiptarin e tretë. Pas Ansi Nikës dhe Brunild Pepës, është Endrien Magani që është prurja e radhës te Gjilani.
Endrien Magani është lojtar i mbrojtjes, i cili së fundi kishte luajtur në kampionatin shqiptar. Ai është 27- vjeçar dhe fillimisht kishte luajtur për Gramshin, për të kaluar më pas te ekipi i Shkumbinit, Teuta e Durrësit dhe në fund është kthyer në ekipin ku e kishte nisur karrierën si i ri, në KF Lushnja.