Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Isak Sadiku, Drejtor i Administratës në Viti ka vizituar sot për së afërmi sektorin e gjendjes civile në Viti për të parë nga afër zbatimin e Planit të Veprimit të Drejtorisë së Administratës ofrimin e shërbimeve sa më të shpejta dhe të mira për qytetarët vitias, në veçanti të bashkatdhetarëve tanë cilët po ju drejtohen sporteleve të ofiqarisë për tu pajisur me dokumentet e gjendjes civile.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë vizitës që ju bëri sot zyrtarëve të Gjendjes Civile në Viti, kërkoj nga ta që jenë të përkushtuar dhe të ju ofrojnë shërbime të shpejta dhe të mira të gjithë qytetarëve në veçanti të bashkatdhetarëve tanë.“ Të nderuar zyrtar kërkoj nga ju që të zbatoni në përpikëri planin e veprimit.
Përmes këtij plani ne synojmë të ju ofrojmë shërbime sa më të mira dhe të shpejta të gjithë qytetarëve vitias por në veçanti bashkatdhetarëve tanë të cilët do të kalojnë pushimet në atdheun e tyre. Besoj se ju do të bëni një punë të mirë dhe bashkatdhetarët tanë do të ndahen të kënaqur me ju”, u shpreh Kryetari Haliti.
Kurse Isak Sadiku, Drejtor i Administratës në Viti, tha se kjo drejtori është e përgatitur me plan të veprimit për fluksin e mërgimtarëve të cilët do të ju drejtohen kësaj drejtorie,
konkretisht sektorit të Gjendjes Civile gjatë muajve korrik-gusht. “ Drejtoria jonë gjatë kësaj periudhe kohore do ti kushtoj kujdes të veçantë përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët në veçanti bashkatdhetarëve tanë. Ne do të përshpejtojmë procesin e pajisjes së tyre me dokumentet e nevojshme por natyrisht duke respektuar procedurat administrative.
Megjithatë qytetarët të cilët janë të pajisur me letërnjoftim të vlefshëm të Republikës së Kosovës mund të pajisën edhe me dokumentet e gjendjes civile në çdo kohë pranë E-Kioskut në Pozheran të Vitisë”, u shpreh drejtori Sadiku.Aziz Zuka