ARSIMI

Komuna e Vitisë do të bëhet e para me shkolla të digjitalizuara

Sipas te gjitha gjasave ,Komuna e Vitisë do të bëhet Komuna e parë në nivel vendi e cila do të këtë të digjitalizuar shkollat e saj. Kjo do të bëhet e mundur pasi që dje Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit “Përkrahja e Iniciativave Shkollore” me “Fondacionin Kosovë-Luksemburg” të përfaqësuar nga Fisnik Beqiri, menaxher – drejtor i këtij fondacioni. Sipas kwsaj marrëveshjeje tw nënshkruar nga dy palët, ky aktivitet ka për qëllim avancimin dhe zhvillimin e procesit edukativo-arsimor, duke i pajisur shkollat e përzgjedhura me laptopë dhe video -projektorë dhe atë duke u bazuar në kurrikulën shtetërore të arsimit. Sipas marrëveshjes së nënshkruar ky projekt do të financohet me 80% e mjeteve nga Fondacionin Kosovë-Luksemburg kurse pjesa e mbetur prej 20% do të financohet nga vetë komuna.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas nënëshkrimit të kësaj marrëveshja tha se më të po ju mundësojmë nxënësve që edukimi dhe arsimimi i tyre të bëhet në hap me teknologjinë e re duke digjitalizuar shkollat.

“ Sot kemi nënshkruar një marrëveshje të rëndësishëm i cili do të jetë në interes të plotë të sektorit të arsimit në Viti. Në ditët e sotme kur po jetojmë nën shoqërimin e teknologjisë është e rëndësishme që nxënësit tanë të përgatitën në përdorimin e teknologjisë për edukim dhe arsimim cilësorë”, u shpreh ndër tjerash Kryetari Haliti. Ai falënderoj në veçanti Fondacionin Kosovë-Luksemburg i cili ka parë të arsyeshëm që të bashkëpunoj me komunën e Vitisë në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Ndryshe në nënshkrimin e kësaj marrëveshje e pranishme ishte edhe Fatbardha Emini, Drejtoresh e Arsimit në Viti e cili po ashtu pati fjalë miradije për këtë projekt.Aziz Zuka

You Might Also Like