Ka vazhduar aktiviteti I institucioneve komunale të Vitisë kompetente për hartimin dhe planifikimin buxhetor për periudhën 2019 deri 2021. Kështu tubime të tilla me qytetarë janë mbajtur mbrëmë në lokalitetin më të madhe të komunës në Pozharan dhe në Tërpezë ku qytetarët e tubuar kanë patur astin që të njifen me Draft Buxhetin komunal të vitit 2019-2021.
Si edhe në debatet tjera që janë mbajtur deri më tani nëpër fshatrat e komunës së Vitisë, zv. kryetari i komunës Hasan Aliu, ka theksuar rëndësinë që kanë takimet me qytetar për hartimin e buxhetit.
Ai ka thënë se debatet me qytetar kontribuojnë në identifikimin e problemeve dhe nevojave që kanë qytetarët, të cilat propozime përfshihen mandej si prioritete në investimet kapitale. Kurse Ibrahim Rama drejtor i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, ka njoftuar qytetarët në këto debate për procedurat e buxhetit që nga hartimi, deri në aprovimin nga ana e Kuvendit Komunal. Në Tërpezë, banorët si prioritet i kanë dhënë
funksionalizimit të ujësjellësit të fshatit, me që përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Funksionalizimi i ujësjellësit të fshatit, sipas tyre do të zgjedh një problem që për vite të tëra përballen banorët, pasi që aktualisht ata furnizohen nga fshatrat tjera me ujë të pijshëm. Gjithashtu, tërpezasit identifikuan si projekt me prioritet edhe ndriçimin për gjatë rrugës Tërpezë-Pozharan, pastaj rregullimin me zhavorr të rrugës bujqësore Tërpezë-Fshat i Ri, asfaltimin e rrugës deri tek varrezat, rrugës së UÇK-së, rregullimin e rrethojës së shkollës etj.
E në debatin me qytetarë në Pozharan, qytetarët e këtij lokaliteti prioritet i dhanë zgjerimit të urës “Ura e Kurteshit”, rregullimin e një ure që lidh rrugët bujqësore, që banorët e lagjeve Demiri-Halabaku, Zuka etj kanë tokat bujqësor, të cilat aktualisht për ti punuar u duhet të kenë qasje përmes rrugëve anësore në gjatësi të largëta.
Si nevojë banorët e Pozharanit e identifikuan edhe pastrimin e një përroske në Pozharan, nga e cila kundërmon erë e keqe.
Gjithashtu, u kërkuar edhe investime në zhvillim të aktiviteteve kulturore, respektivisht në Ansamblin “Dasma” të Pozheranit,etj.Aziz Zuka