Pasiguria është vazhdimisht prezente në mesin tonë thonë banorët e fshatit Zhiti.
Rruga e cila kalon nëpër lagjen e Gjamisë së fshatit, është rrugë me kthesë dhe e rrëshqitëshe,ura është e vendosur tek kthesa,dhe rreziku është i pa shmangëshëm për ne thon banorët.
Në mesin e rrugës gjindet ura që shifet në foto,dhe duket kjartë se fatkeqësisht ura nuk kâ rrethoja anësore mbrojtëse.Gjat gjith kohes jemi të shqetësuar thonë banorët,sepse dikush nga ne mundë të përfundoj me pasoja.
Ura bëhet edhe më e rrezikshëme tani gjat sezonit Dimrorë,një rrëshqitje sado e pakët,automjetet mundë të përfundojnë në prrocken e cila ka një thellësi mbi 3.m.
Një banorë i kësaj lagje thot se:Rruga është asfaltuar nga Komuna e Vitisë,deri te Gjamia e fshatit,kurse pjesën t’jetër Komuna na e lâ pa asfaltuar,dhe me mjetet e mia vehtanake ekam ndërtuar urën, që duket në foto, dhe afër 200.m e kam asfaltuar edhe rrugën,thot banori i lagjës i cili punon në botën e jashtme,dhe dëshiron të mbetet anonim.
Banorët i bëjnë kërkesë institucioneve Komunale,që mundësisht t’i vendosin rrethojat anësore tek ura e lart përmendur sa nuk kemi hyrë në Dimër,sepse sezona dimërore do ta rris pa sigurin për banorët e fshatit,por veqanarisht për banorët e lagjes që me dhjetra her në ditë kalojnë mbi kët urë.
Shpresoj se institucionet Komunale, do ti marrin seriozisht shqetësimet dhe kërkesat e banorëve të fshatit Zhiti,dhe kët çështje ta zgjidhin sa më parë,thuhet në reagimin e Koordinatorit të EVSB-së,për Komunen e Vitisë:Imri Emërllahu.