Futboll

SC Gjilani në negociata intensive me Zekirija Ramadanin

Pas largimit të Debatik Currit, SC Gjilani ka nisur bisedimet për të gjetur kryetrajnerin e rid he është duke zhvilluar biseda intensive me ish-trajnerin kampion me shumë ekipe, Zekirija Ramadanin, shkruan kryelajmi.com.

Burime tona nga klubi kuq e bardh bëjnë me dije se ky ekip është në bisedime me Zekirija Ramadanin, i cili mbase mund të zyrtarizohet të SC Gjilani.

Më herët, pas FC Drita ka mbyllur bashkëpunimin me Zekirija Ramadanin, palët nuk kanë kurrfarë obligimi ndaj njëri-tjetrit, andaj Ramadani mund të gjejë ekip të ri dhe duket se ky do të jetë SC Gjilani.

Të rikujtojmë se Zekirija Ramadani e njeh këtë mjedis, ngase vite m ë parë kishte qenë kryetrajner i SC Gjilani./kryelajmi.com/.

You Might Also Like