Futboll

Sherifit po i ecën mbarë

Dy ndeshje katër pikë, ky është bilanci i Klubit të Futbollit Vllaznia nga Pozharani, i cili drejtohet nga Sallah Sherifi, kryetrajner.

Klubi nga Pozharani i Vitisë është radhitur në pozitën katër, vend i cili siguron ndeshjen e barazhit në fund të kampionatit, por që tashti është ende shumë herët. Në ndeshjen e parë të kampionatit, Vllaznia si mysafire ka barazuar me Dukagjinin e Klinës me rezultat 1:1. Ndeshja e dytë qiti në pah lojën e mirë të Vllaznisë, duke ngadhënjyer ndaj ekipit të Flamurtarit nga Prishtina me rezultat 2:0. Kjo fitore bëhet edhe më e vlefshme kur kihet parasysh se ishte pikërisht Flamurtari ekipi që në dy edicione për pak sa nuk u inkuadrua në Superligën e Kosovës, por që në të dy radhët ishte ekipi i Dritës nga Gjilani që e mposhti.

Forma e tashme e Vllaznisë le të besohet se ata do të kenë paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e radhës që e zhvillojnë ndaj Fushë Kosovës, që deri më tashti ka një fitore dhe një humbje.

Kryetrajneri i Vllaznisë, Sallah Sherifi, thotë të jetë i kënaqur me paraqitjet e ekipit të tij dhe beson se edhe në ndeshjet në vijim do të vazhdohet me rezultate pozitive.

 

 

You Might Also Like