FC Drita, që sivjet është riorganizuar, ka siguruar edhe një sponsor shumë të fortë. Drejtues të këtij ekipi kanë nënshkruar një marrëveshje partneriteti trevjeçar me Air Prishtina, i cili do të jetë sponsor gjeneral i FC DRITA!!
“Sot në Zürich te Zvicrës është nënshkruar marrëveshje trevjeçare në mes të FC DRITA dhe Air Prishtina. Nënshkrimi është bërë në mes te drejtorit të FC DRITA dhe përfaqësuesit të Air Prishtina”, thuhet në një njoftim të klubit.
KF Drita ndeshjen e radhës do t’a zhvillojë kundër Hajvalisë dhe shikuesit e saj të flaktë “Intelektualët” presin fitore.