LAJME

Qemajl Qerimi hoqi dorë nga blerja e  pronave të patundshme nga AKP-ja duke ua kthyer pronarëve legjitim

 

Blerësi i kësaj toke të patundshme në një sipërfaqe  rreth 3 hektarëve Qemajl Qerimi nga Tërpeza me vendbanim në Pozharan, këto ditë ka bërë një gjest sa të mirë ashtu edhe shembull për blerësit e tjerë,pasi hoqi dorë nga blerja e kësaj toke duke ua kthyer pronarve legjitim.

 

Qemajli  Qerimi një biznesmen nga ky lokalitet para disa ditësh kishte konkurruar në një tender të shpallur nga AKP-ja, për blerjen e një sipërfaqe toke në afërsi të Pozharanit që ishte shpallur nga AKP-a për shitje në tenderin e fundit, pa e ditur se këto prona ishin dikur prona të katër familjeve nga Pozharani Alidema  por që ishin konfiskuar nga ish sistemi komunist për arsye se ishin shpallur “armike”” të popullit. Të kujtojmë se ditë më para por jo vetëm kësaj radhe port tash e shume vite këto familje kërkojnë nga AKP-ja që tu kthehen pronat e konfiskuara por kërkesat e familjes së trashëgimtarëve legjitim  siç janë Sadullah Alidema dhe Halit Alidema dhe të tjerë për që nuk ishin marrë në konsideratë nga AKP-ja dhe organet tjera të qeverisë së Kosovës. Pas një ndërmjetësimi që kishin bërë disa njerëz vullnetmirë, është arritur që me marrëveshje blerësi i tokës në vendin e quajtur “Rosula” Qemajl Qerimi ,vullnetarisht hoqi dorë nga blerja e kësaj toke dhe ky gjest i tij po konsiderohet si shembull që duhet ndjekur edhe blerësit e tjerë të cilët blejnë toka të tilla nga AKP-ja. Qemajli në takimin ndërmjetësues veç tjerash u shprehë se me keqardhje dua të them se nuk e kam ditë se këto prona kanë qenë të konfiskuara dhe u kërkoj falje pronarëve legjitim të tokave dhe heq dorë nga blerja. Po ta kisha ditë nuk kisha konkurruar për blerje pasi që jam edhe vëlla i një dëshmori që ka bërë punë të madhe në organizimin e njësiteve por edhe të sjellës së pajisjeve luftarake për në Kosovë nga Shqipëria.

 

Do theksuar se edhe familjarët e familjeve që u kthye prona kanë falënderuar gjestin e këtij blerësi duke shtuar se edhe blerësit e tjerë do të ishte mirë që në raste të tilla të heqin dorë nga blerja e tokave kur pronarë të tyre legjitim është dikush tjetër.

Trashëgimtari Halit Alidema pasi që ka falënderuar për gjestin e blerësit që ka heq dor nga blerja, ka thënë se këtyre familjeve AKP-ja po ashtu kohë më parë ua ka shitur rreth 4 hektarë toke prone legjitime e tyre e konfiskuar dhe ato janë blerë nga një blerës nga fshati  Gjylekar dhe ka kërkuar nga ai që të ndjek  shembullin e Qemajlit dhe të heq dorë edhe i nga blerja e kësaj toke. Aziz Zuka

You Might Also Like