Futboll

Reagon FC Drita: Lirim Kastrati nuk ka qenë pjesë e jona

REAGIM I FC DRITA

Duke ditur që klubi jonë FC DRITA nuk është idhëtare të reagoj për qdo thashethëm që e lakon emrin e klubit tonë, nuk kemi mundur të qëndrojmë duarkryq ndaj deklaratës së lojtarit të kombëtares U-21, Lirim Kastrati i cili në një medium ka deklaruar që ka qenë i grumbulluar me klubin tonë në fazë përgaditore për dy javë!

Dëshirojmë që ta njoftojmë të gjithë opinionin futbolldashës se Lirim Kastrati nuk ka qenë asnjëherë i grumbulluar me klubin tonë as për një ditë të vetme dhe se deklarimet e tij janë tejet joprofesionale dhe të pamatura nga Lirimi.

FC DRITA i gëzohet qdo suksese të kombëtareve tona dhe çdo suksesi individual të djemve tanë, por asnjëherë nuk i pranon shpifjet nga lojtarët të cilët tentojnë të dëmtojnë imazhin e klubit tonë!

Klubi jonë i bënë thirrje të gjithë futbollistëve të rinjë që ti kushtojnë rëndësi deklaratve publike sepse deklarata të tilla mund të ndikojnë keq në uljen e reputacionit të një sportsiti.

Klubi jonë i uron shumë suksese Lirimit, ndërsa në fushen e komunikimit e këshillon të përmisohet shumë më shumë!

You Might Also Like