Gjilan

AAK-PSD: Nga tubimi në Gjilan, e kuptuam si do të jetë rezultati i 6 tetorit

Gjilani është përcaktues i fituesit të zgjedhjeve nacionale, jo veç njëherë, por gjithnjë ka ndodh kështu. Sot, Gjilani i konfirmojë kryeministrit Haradinaj dhe koalicionit AAK-PSD, fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti.

Anamorava nuk do të lejojë që Kosova të mbetet në dorën e atyre që të ardhmën tonë e nxjerrin në tavolina negociatash, ashtu siç edhe e kishin filluar. Gjilani sot dëshmoi se është rreshtuar përkrah konceptit për 100% shtet, për barazi, për mirëqenie, dhe për zhvillim ekonomik e arsim cilësor. Këtë e siguron koalicioni AAK-PSD, ndërsa garancë për këtë është lideri që mbanë fjalë e nuk lëkundet në qëndrime, Ramush Haradinaj.

Kandidatët për deputetë nga Gjilani; Rexhep Kadriu, Ahmet Isufi, Magbule Shkodra, Bajram Hasani, dhe Besa Baftiu, do të jenë zëri ynë në institucionet e reja të Republikës së Kosovës, janë njerëzit në të cilët Gjilani beson, dhe janë garantuesit e zhvillimit dhe përparimit të qytetit tonë.

Ajo që ka bërë qeveria Haradinaj për Gjilanin përgjatë dy viteve, është shumfishi I asaj çka të tjerët kanë bërë për dy degada thuajse. Nuk ekziston projekt nga Gjilani të cilit I ka thënë jo kryeministri Haradinaj. Është hera e parë që Gjilani është 100% në vëmendjen e pushtetit qëndror. Gjilani ka ndryshua, dhe kjo përjetohet çdo ditë, sepse investimet që janë bërë në Gjilan, kanë zgjidhë shumë problem të grumbulluara me vite të tëra.

Zyra për Informim e Shtabit Zgjedhor AAK-PSD

 

You Might Also Like