Futboll

Vllaznia humb, Vitia barazon

Vllaznimi i Gjakovës është treguar ekip tejet i fortë për Vllazninë e Pozharanit, të cilën e ka mposhtur në fushë të vet me rezultat 1:0. Gajkovarët tashti kanë marrë kreun në Ligën e Parë të Kosovës dhe mëtojnë të rikthehen në Superligë, derisa për Vllazninë janë zbehur gjasat për një gjë të tillë pas dy humbjeve të pësuara. Ka mjaftuar një gol i Albutrinit Morinës në minutën 35, që ekipi gjakovar të arkëtojë tri pikë të vlefshme.

Ekipi tjetër nga Komuna e Vitisë, Vitia, ka barazuar në ballafaqim me Flamurtarin në fushë të vet. Rezultati përfundimtar  i ndeshjes ishte 2:2

You Might Also Like