Skuadra gjilanase ishte mysafir i Shkupit në Maqedoninë e Veriut në miqësoren e zhvilluar këtë të diel (19 janar).
Ndeshja pas 90-të minutave përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, raporton Gazetasheshi.com.
Për Shkupin ky është barazimi i dytë më radhë dhe atë me rezultat identik (0-0), pas ndeshjes me Flamurtarin e Prishtinës.
Ndërkohë, për Dritën ishte dueli i parë kontrollues.
Ish-kampionët e vendit do të ndeshen pas tri ditës me Dardanën që garon në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
/Gazeta Sheshi/