Libri

ANALIZË ROMANIT “ALKIMISTI” TË PAOLO KOELO

dr. Selim Sylejmani

“Alkimisti” i Paolo Koelo është vepër e cila është përkthyer në më shumë se 50 gjuhë të botës, edhe supozohet të jetë lexuar thuaja nga mbi gjysma e njerëzve të botës.

Rrëfimi është i tëri i përshkuar me mendime filozofike. Ai do të kuptohet vetëm nga ata lexues të vëmendshëm të cilët arrijnë të depërtojnë në kuptimin e alkimisë dhe mendimeve të Koelo. Por, pavarësisht mendimeve filozofike, libri është mjaftueshëm pozitiv dhe motvues.

Në këtë shkrim do të përpiqemi t’i zbulojmë mendimet kryesore të fshehura të kësaj vepre të shkrimtarit të madh: titulli, përmbajtja dhe finalja.

Kuptimi i titullit të librti Alkimisti

Nga titulli njeriu, i cili dëshiron ta lexojë librin, mund të mendojë se bëhet fjalë për një shkencë, e cila është gërshetim i kimisë dhe arritjeve të njeriut dhe botës. Por cili është kuptimi i vërtetët i emërtimit “Alkimisti”?

Paolo Koelo ishte interesuar për alkiminë rreth njëmbëdhjetë vjet. Në veprën e tij me të njëjtin titull ai flet për Alkimistin, si për një hero, i cili e ka zbuluar sekretin e Krijimit të madh. Në rrëfim ky hero na paraqitet si kalorës mbi kalë të bardhë me dimensione të jashtëzakonshme. Pikërisht ai edhe i rrëfen heroit tjetër – Santiago – për alkiminë.

Për çka bën fjalë libri Alkimisti

Santiago – heroi kryesor – ëndërron një thesar. Pas kësaj, ai shkon te një cigane, e cila nuk arrin t’i ofrojë një përgjigje të saktë. Pas vizitës së ciganes, Santiago e takon një burrë, i cili e njeh edhe të kaluarën, edhe të sotmen. Prej tij djaloshi e kupton se duhet ta gjejë thesarin e parë në ëndërr, andaj niset për ta kërkuar. Kërkimi i thesarit është i vështirë për personazhin kryesor: ai shumë herë ndyshon mendje dhe mendon të kthehet prapa, por nga dëshira për ta arritur qëllimin, ai arrin t’i tejkalojë dobësitë.

Gjatë kohës së rrugëtimit Santiago takon njerëz të ndryshëm. Çdonjëri prej tyre lë një gjurmë të veten në shpirtin e djaloshit: nga disa merr njohuri për njerëzit, kurse nga të tjerët – për botën.

Më pas personazhi kryesor e takon një alkimist të vërtetë. Ky person e kupton që i riu është afër të zbulojë esencën e botës. Alkimisti i ndihmon Santago ta kalojë rrugën e mbetur. Këto marrdëhnie e ndihmojnë perosnazhin kryesor t’i afrohet realizimit të esencës së botës.

Në fund të veprës, Santiago e gjen thesarin, të cilin e kishte kërkuar aq gjatë.

Kuptimi i veprës Alkimisti

Pasi që vepra ka karakter filozofik, në “Alkimisti” ka një numër të madh kupitmesh të fshehta.

– Paracaktimi. Çdo gjësend në këtë botë ka fatin e tij, jo vetëm njeriu (për shembull, shkëmbi). Nga libri mund të nxirret përfundimi që, nëse të gjithë e ndjekin përcaktimin e vet, atëherë në botë do të mbretërojë harmonia. Në faqet e romanit “Alkimisti” fatin e tyre e ndjekin vetëm ata që nuk mund të arrijnë sukses në diçka (për shembull, prindërit e Santiago).

– Paarritshmëria e ëndrrave. Prindërit ëndërronin që Santiago i tyre do ta kryejë seminarin jezuit dhe do të bëhet prift. Por djaloshi kishte dëshirë të bëhej bari. Kur personazhi kryesor i tregoi prindërve të tij për ëndrrën, babai u përpoq t’ia ndërronte mendjen.

– Testi i dashruisë. Alkimisti flet për atë që paracaktimi /fati është më i rëndësishëm se dashuria. Por, kur Santiago e arrin thesarin e tij, ai kthehet te e dashuruia – Fatime. Me këtë Koelo tregon se mund të ndiqet ëndrra dhe të dashurohet.

– Frika nga dështimi. Santiago ishte shumë frika: mungesa e parave, beteja, humbja e përcaktimit. Njerëzit, të cilët personazhi i takon gjatë rrugës, i tregojnë atij që frika shkakton keqinterpretim të kuptimit të strukturës së botës. Alkimisti i urtë nuk kishte asnjë frikë.

Në rrëfimin e tij Koelo gjithashtu ofron shumësi konceptesh kyçe për kuptimin e veprës:

– Shpirti i Botës është është bashkimi i gjithçkaje në natyrë. Kështu, Alkimisti pikërisht me ndihmën e Shpirtit të Botës e shndërron metalin në flori. Dhe pikërisht Shpirti i Botës i ndihmon çdo njeriu për ta definuar fatin /përcaktimin e tij.

– Gjuha e shenjave – është gjuhë me të cilën flet Shpirti i Botës. Fillimisht, gjatë udhëtimit të tij, personazhi kryesor mëson shenja që kanë të bëjnë vetëm me të. Por, gradialisht, zotëron një numër të madh shenjash, me ndihmën e të cilave ai shpëton shumë njerëz dhe popuj.

– Ëndrra – mënyra me anë të cilës njeriu mund të komunikojë me Shpirtin e Botës. Për shembull, pika fillestare e rrëfimit është ëndrra e djaloshit mbi thesarin.

– Aalkimia – të kuptuarit metaforik të rrugëtimit të persosnazhit kryesor.

– Delja – njeriu i pjekur në destinacionin e tij. Për shembull, tregtari i kristaleve.

– Realiteti – bota tokësore. Personazheve kryesore u intereson bota e materialiteteve. Fillimisht në roman flitet për atë që bota e librave është botë e jo e plotë. Por, pas takimit me njërin prej njerëzve gjatë rrugëtimit – me një anglez, Santiago e kupton që librat ofrojnë dituri dhe mund të jenë të dobishme.

– Aludimet biblike – në vepër hasen si personazhe, ashtu edhe subjekte biblike. Për shembull, Melhisedeku, Jozefi dhe centurioni сотник.

Romani “Alkimisti” më realitet është një parabolë. I gjithë kuptimi mund të përkufizohet në atë që çdo njeri ka fatin e tij të përcaktuar. Shumëkush përpiqet të arrijë qëllimin, ta përmbushë përcaktimin e vet, por e zgjedhin rrugën më të lehtë. Duke u pjekur, njeriu heq dorë nga përcaktimi. Për të kryesore bëhen rehatia, komoditeti dhe qetësia shpirtërore.

Kuptimi i finales së librit Alkimisti

Kuptimi i finales së veprës përqendrohet në atë që ne mund të kërkojmë gjatë gjithë jetës dhe në të gjithë botën thesare, të cilat në të vërtetë ndodhen pranë nesh. Por, për t’i parë dhe arritur, duhet kaluar atë Rrugë të vështirë jetësore, të cilën edhe e kalon Santiago.

Pra, pasi e gjen thesarin, Santiago megjithatë kthehet te e dashura e tij – Fatime. Në këtë mënyrë ai dëshmon që dashuria nuk është pengesë për realizimin e përcaktimti të njeriut.

Gjatë gjithë rrugës përgjatë së cilës kthehet, personazhi kryesor kujton vendin ku kishte kullotur tufën e deleve. Aty ai gërmon një gropë, në të cilën e vendos thesarin e tij. Një pjesë e merr për t’ia dhuruar ciganes.

Romani i Paolo Koelo duhet lexuar në moshë të re, pasi që vetëm mendja e të riut mund ta kuptojë përcaktimin e vet. Pas leximit të librit lexuesi me siguri do të përpiqet ta gjejë harmoninë ndërmjet vetes dhe qëllimeve të tij.

Libri mundëson të bëhet një analizë të jetës, të përsëriten të gjitha momentet. Mund edhe të nxirren shumë përgjigje për pyetje që na interesojnë, por gjithashtu edhe të shtrohen pyetje të reja.

 

You Might Also Like