Gjilan

Internet falas në Gjilan, në vendet më të frekuentuara nga qytetarët!

Sot hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të plotë të hapësirave tona publike. Së bashku me përfaqësuesit e lartë të GIZ-it dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, nënshkruam marrëveshjen WiFi4WB.
Pas takimit zyrtar, pamë nga afër funksionimin e këtij rrjeti në Sheshin e Qytetit. Ky investim evropian u mundëson të rinjve tanë, studentëve, bizneseve dhe të gjithë qytetarëve qasje të lirë në informacion dhe shërbime digjitale.
Kur zotimet kthehen në projekte konkrete, përfitues është gjithmonë qytetari.

You Might Also Like