Gjilan

Valentina Bunjaku-Rexhepi, zgjidhet kryetare e Degës së Forumit të Gruas të LDK-së


Forumi i Gruas i degës së LDK-së në Gjilan  ka përmbyllur procesin zgjedhor në Forumin e Gruas, me çka u kurorëzua procesi i  filluar tani e një muaj më parë.

Valentina Bunjaku – Rexhepi  ka marrë besimin për të udhëhequr Forumin e Gruas së LDK-së, edhe për një mandat. Ajo ka hapur punimet e kuvendit, duke prezantuar sukseset e LDK-së e në veçanti të forumit të gruas, me që rast theksoi se LDK ishte, është dhe do mbetet gjithherë besë dhe shpresë për Kosovën dhe Gjilanin. Ajo ka thënë se me rikthimin në qeverisje të LDK-së dhe Kryetarit Lutfi Haziri, po dëshmohet qartë se ne jemi organizatë lidere e gruas në Kosovë, andaj unë sot para çdo gruaje me respektin më të madhë përulem në shenjë nderi për sakrificën e bërë në etapa të ndryshme për liri, pavarësi dhe demokraci, ka thënë Kryetarja Valentina Bunjaku – Rexhepi.

Punimet e Kuvendit, me fjalë rasti i ka përshëndetur edhe Kryetari Gjilanas, njëherit Kryetar dege dhe Nënkryetar në nivel qendror të LDK-së, z. Lutfi Haziri, i cili duke falënderuar gratë delegate dhe aktivistet pjesëmarrëse, ka theksuar se është në thelbin e LDK-së që çdo hapë që bënë ta bëjë me besim në familje, atdhe dhe Zot, andaj edhe sot ky numër kaq masovik i mbledhur në këtë kuvend zgjedhor, dëshmon se LDK po ecën drejtë rritës me inkuadrimin e juve zonjave dhe të rejave që me elanin dhe njohuritë e reja do ti jepni LDK-së, Gjilanit dhe Kosovës force në ecjet drejtë sukseseve të reja. LDK çdo herë e në veçanti gjatë këtij mandati, shtrirjen e saj e ka orientuar në çdo shtëpi, në çdo fshat, në çdo lagje duke pasur qëllim që me investimet tona të ndikojmë direkt në përmirësimin e  jetës së qytetarit, andaj sot unë ju përgëzoj për unitetin tuaj dhe këtë numër kaq të madh që jeni mbledhur për ti zgjedhur udhëheqëset tuaja të cilat bashkë me ju do të bëjnë rrugëtimin katër vjeçar si në rriten e partisë po ashtu edhe në zhvillimin e vendit, ka përfunduar kryetari Lutfi Haziri.

Kuvendin me fjalë rasti nga niveli qendrorë, e kanë përshëndetur edhe Vjollca Krasniqi dhe Kimete Bytyqi, të cilat janë entuziazmuar me numrin e madh të grave, për çka kanë falënderuar dhe uruar për këtë sukses të LDK-së, në Gjilan.

Kuvendi ka vazhduar punimet për të rizgjedhur kryetare edhe për një mandat znj.Valentina Bunjaku – Rexhepi si dhe kryesinë dhe delegatet për kuvendin qëndrorë të F.G. të LDK-së, e ku i është dhënë përkrahje e forte znj. Lirie Kajtazi që edhe për një mandat të zgjidhet në krye të F.G. në nivel qendrorë.

You Might Also Like