Gjilan

Ismajli: Rastet pozitive në Gjilan po bien fal lojalitetit qytetar dhe kujdestarisë së inspektoratit e policisë

Gjilan, 25 gusht 2020 – Komiteti i Emergjencave në Gjilan, në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot, ka konstatuar gjendjen me Covid-19, ku është konfirmuar se nga IKSHPK kanë rezultuar 7 raste pozitive dhe 18 negative nga 25 mostra të marra në dy ditët e mëhershme.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka kryesuar takimin e sotëm, ka thënë se është thirrje e përbashkët për kujdes permanent, në mënyrë që ta parandalojmë përhapjen e COVID-19.

Ai më tej ka potencuar se rastet janë duke shkuar drejt rënies në Gjilani, falë edhe lojalitetit qytetar dhe kujdestarisë që janë duke bërë në vazhdimësi me patrullimet e tyre Policia e Kosovës dhe inspektorët komunalë.

Në bazë të statistikave të përgjithshme të përballjes me pandeminë globale, Komuna e Gjilanit ka të regjistruar gjithsej 780 raste pozitive, prej tyre 564 janë shëruar plotësisht, 185 janë raste aktive dhe 31 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19, ndërsa 50 raste pozitive janë të hospitalizuar dhe nën kujdesin e stafit mjekësor.

You Might Also Like