TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me dhimbje të thellë morëm lajmin se në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë ish-presidenti i klubit tonë, Shukri Sylejmani.
Ish presidenti i klubit tonë, tashmë i ndjeri, Shukri Sylejmani, do të mbahet gjatë në mend për të gjitha sakrificat e bëra për klubin e Gjilanit dhe futbollit e sportit vendor në përgjithësi me kontributin e tijë, ku në vitet e vështira të pasluftës, ai, dha gjithqka për skuadrën e Gjilanit dhe futbollit tonë.
Presidenti, bordi drejtues dhe e gjithë skuadra e Gjilanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylejmani dhe bashkëndjejmë dhimbjen me ta për humbjen e më të dashurit të tyre.
Prehu në paqe, President Shukri Syljemani.