Futboll

Fitorja ndaj Llapit erdhi në momentin e duhur

 

Gjilani ende nuk e ka arritur lojën, të cilën e ka ideuar kryetrajneri i tyre Gentjan Mezani, mirëpo fitorja ndaj Llapit ka ardhur në momentin e duhur, fitore kjo që shton motivin për ndeshjet në vazhdim të kampionatit.

I kënaqur me këtë fitore është shprehur Gentjan Mezani, i cili ka thënë se po kërkon që lojtarët më shumë të luajnë për tokë, por ata po vazhdojnë të luajnë me topa në ajër dhe me pasime të gjata. Sipas tij në ndeshjen e sotme lojtarët e Gjilanit u angazhuan shumë dhe se fitorja është plotësisht e merituar. Ai tha se Gjilani luajti më mirë në pjesëlojën e dytë, kurse për ardhjen e Musollit në radhët e Gjilanit ka thënë se kjo nuk është gjë e mirë vetëm për ekipin e Gjilanit, por edhe për futbollin kosovar.

You Might Also Like