Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është nderuar sot me titullin Ambasador i Paqes nga Komitetit Botëror i Paqes.
Certifikata e këtij titulli të lëshuar nga Presidenti i Komitetit Botëror të Paqes, Dr. Djuyoto Sunfam, i është dorëzuar sot kryetarit Haliti nga përfaqësuesi i këtij komiteti Dr. Rabit Sadiku. “ Sot kam nderin të ja dorëzoj kryetarit Haliti certifikatën me titullin “Ambasador i Paqes” than ë fillim të fjalës së tij në ceremonin e organizuar sot. Me të vërtetë kryetari Haliti ka bërë një punë të mirë për qytetarët që duhet vlerësuar” u shpreh Dr. Sadiku.
E Kryetari Haliti theksoj se këtë çmim ia dedikon të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. “ Ndihem i nderuar për këtë vlerësim që më është bërë nga Komiteti Botëror i Paqes. Atë ia dedikoj të gjithë bashkëpunëtorëve që kanë punuar në të mirën e qytetarëve tanë. Titujt si ky na japin forcë që të vazhdojmë edhe në të ardhmen me punë të mira në interes të komuniteteve” u shpreh Kryetari Haliti.
Përndryshe në ndarjen e këtij titulli, ka marrë pjesë edhe Tahir Shabani, Ambasador Nderi dhe Komisioner i Lartë për Paqen Botërore si dhe Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Franko – Shqiptare.Aziz Zuka