Gjilan

Shqiptarët në Zvicër të qytetit Martigny duhet të mbështesin Kamer Zymberin nga Gjilani

Zgjedhjet komunale në Zvicër po afrohen, kurse shqiptarët do të kenë përfaqësuesit e tyre atje.

 

Kamer Zymberi nga Gjilani, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka fituar të drejtën që të kandidojë për Këshillin e Përgjithshëm të Kuvendit Komunal të Martigny nga partia PLR.

Dita e fundit e votimit do të jetë deri me 15 nëntor 2020 dhe mbështetja e shqiptarëve për Kamer Zymberin është shumë domethënëse për rrugëtimin e tij politik në shtetin Zviceran!

Duke ditur që mërgata jonë ka ndikim të fuqishëm në çdo aspekt, kandidati Kamer Zymberi ka ftuar  të gjithë shqiptarët apo edhe të afërmit e tyre që jetojnë në Martigny të Zvicrës, ta mbështesni me votë.

Lista Nr. 1 – PLR Nr. 1.13 – Kamer Zymberi Faleminderit shumë!

You Might Also Like