Viti

Është vënë gurthemeli i objektit të ri të shkollës fillore “Halil Alidemaj” në Pozharan

Në Pozheran të Vitisë, sot është vu gurthemeli i objektit të ri të shkollës fillore “Halil Alidema”. Në këtë ceremoni solemne të fillimit të punimeve , pos nxënësve dhe personelit të kësaj shkolle, të pranishëm ishin edhe zv.ministrat e Arsimit dhe të Administrimit të Pushtetit Lokal. Në solemnitetin e rastit qytetarëve të tubuar të këtij lokaliteti që ishin me qindra , strukturave komunale, si dhe mysafirë e qytetarë të këtij lokaliteti. Në emër të banorëve të Pozharanit, ka folur Naim Pira njëherit edhe Kryesues i Kuvendit Komunal në Viti, i cili ndër të tjera theksoi rendësin e madhe që ka shkolla e Pozharanit, duke përmendur edhe kontributin e madh të dhënë në periudha të ndryshme qysh nga themelimi i shkollës së parë shqipe nga atdhetari Islam Pira me bashkëpunëtorët të cilët ndërtuan objektin e parë të shkollës shqipe në Pozharan në vitin 1905. “Ky gur themel i shkollës së re, po bëhet në 111 vjetorin e shkollës së parë shqipe në Pozharan, andaj ka qenë e nevojë imediate për këta nxënës dhe në përgjithësi për këtë lokalitet”, ka thënë Pira.

E drejtoresha e shkollës “Halil Alidemaj” Valbona Halimi, duke folur për historikun e shkollës shqipe në Pozharan, tha se për herë të parë shkolla në Pozheran nisi më 1905, kur edhe u ndërtua objekti i parë. “Objekti i dytë u ndërtua më 1953, për të pasuar me objektin e tretë më 1962 në të cilin edhe tani mësojnë mbi 1000 nxënës” tha Halimi duke shtuar se tani kemi një gëzim të madhë se objekti i katërt po fillon sot së ndërtuari.Objekti i ri do të jetë i standardeve evripiane me mësonjtore dhe kabinete si dhe do të ketë edhe sallën e edukatës fizike e sipas paranjëllogarie do të kushtoj rreth 1.milion e 600 mijë euro.

“ Kjo është dëshmi e punës së mirë që është bërë për vite të tëra, por edhe të gjitha meritat i takojnë të nderuarit kryetarit të komunës Sokol Haliti i cili ka dhënë një kontribut të madh për fillim të ndërtimit të shkollës, por një falënderim edhe për përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit”, ka thënë drejtoresha Halimi.

Kurse zv. ministri i Arsimit Mevludin Krasniqi, ka thënë se ky lokalitet meriton një investim të tillë, meriton një shkollë të re sepse në periudha të ndryshme ka dhënë kuadro që i kanë kontribuar vendit, siç është atdhetari Halil Alidemaj. Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, duke falënderuar gjithë ata që e mbështetën për të nisur realizimi i këtij projekti, në veçanti Ministrinë e Arsimit, ka thënë se për ndërtimin e kësaj shkolle, kontributi ka qenë i përbashkët, sikur edhe të projekteve të tjera që janë realizuar në Pozheran. “Po e vendosim një gur themel të një shkolle e cila është prodhim i shkollës së parë shqipe, ku gravitojnë mbi 1000 nxënës. Kur flasim për merita, mund të themi se meritat i kemi të gjitha të përbashkëta si komuna e Vitisë, Kuvendi Komunal, partitë politike, niveli qendror dhe të gjithë ata që po kontribuojnë për të mirën e këtij vendi.

Ne bashkë e arritëm pavarësimin e shkollës së mesme këtu në Pozheran, sikur që arritëm të zbukurojmë qendrën e këtij lokaliteti me parkun, ndërtuam ambulanten, infrastrukturën dhe projektet tjera që po i realizojmë”, ka thënë kryetari Haliti, suke uruar nxënësit dhe personelin e shkollës që me krenari mban emrin me krenari të pishtarit dhe atdhetarit Halil Alidemaj. Ndërtimi i objektit të ri shkollorë në këtë fshat, do të realizohet me mjete financiare nga ministria e arsimit, i cili do ti ketë në dispozicion të gjitha kushtet që i takojnë një objekti të standardit evropian, e që pritet të përfundoj brenda periudhës 3 vjeçare dhe do të kushtoj rreth 3 milion euro. Gur themelin e shkollës e vunë kryetari Haliti, zv. ministri i arsimit Mevludin Krasniqi, kryesuesi i KK-së Naim Pira, vëllau i Halil Alidemws , Sadullah Alidema si dhe dhe drejtoresha e shkollës Valbona Halimi.Aziz Zuka

 

You Might Also Like