Libri

Doli nga shtypi “Fjalori i terminologjisë juridiko-penale për gazetarë” i autorëve Ahmet Maloku dhe Elda Maloku

 

Ka dalë nga shtypi “Fjalori i terminologjisë juridiko-penale për gazetarë” i autorëve prof. dr. Ahmet Maloku dhe Elda Maloku, që ka përfunduar studimet e magjistraturës në Ohio Northern University në SHBA dhe tash është PhD candidate. Ky fjalorë, sipas autorëve  në një masë të konsiderueshme ka si pikësynim plotësimin e boshllëkut, që fatkeqësisht është i pranishëm në këtë lëmi.

Ky fjalor ka edhe një mision praktik e të drejtpërdrejtë, që t’u shërbejë studentëve të gazetarisë, gazetarëve të rinj, gjithashtu edhe atyre me përvojë në punën e tyre të përditshme gjatë ballafaqimit me terminologjinë penale dhe kriminalistike. Këtij pikësynimi i përshtatet zgjedhja e fjalëve dhe e kuptimeve, sikurse edhe mënyra e shpjegimeve.

Autorët, që janë njohës të fushave përkatëse.

Ahmet Maloku, aktualisht rektor në Kolegjin Iliria në Prishtinë, ka përfunduar doktoratën në Univerzitetin e Sarajevës në Bosnjë dhe Hercegovinë, derisa edhe autorja tjetër, Elda Maloku, është në përfundim të doktoratës në fushën juridiko-penale në Universitetin e Sarajevës.

Fjalori i terminologjisë juridiko-penale për gazetarë përmban fjalë e shprehje që i përkasin fushës së terminologjisë juridike e penale, ku edhe janë dhënë shpjegimet për to, në mënyrë që gazetarëve t’u lehtësohet puna në profesionin e tyre kur ballafaqohen me terminologji të kësaj natyre.

Botues i këtij libri me vlera është Kolegji “ILIRIA” Redaktor: Prof. Dr. Mixhait Reçi,  Recensentë: Dr.sc. Reshat Maliqi dhe Dr.sc. Enver Sadiku e Redaktor gjuhësor Florim Behluli. Përpunimi kompjuterik dhe përkujdesja grafike: Blenard Maloku Shtypi: “Lena Graphic” në Prishtinë.

 Senati i Kolegjit ILIRIA e ka lejuar publikimin dhe përdorimin e këtij teksti, kurse autorët këtë fjalorë ua kanë dedikuar  anëtarëve me të rinj të familjes nipit Matisit dhe mbesës Oanës.

 

You Might Also Like