Gjilan

Finalizohet bashkëpunimi mes Drejtorisë së Administratës në Gjilan dhe Spitalit të Përgjithshëm për regjistrimin efikas të lindjeve

Finalizohet bashkëpunimi mes Drejtorisë së Administratës në Gjilan dhe Spitalit të Përgjithshëm për regjistrimin efikas të lindjeve

Gjilan, 22 shkurt 2022 – Është finalizuar bashkëpunimi mes Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Gjilan dhe Spitalit të Përgjithshëm për regjistrimin efikas të lindjeve të fëmijëve.

Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Doruntina Hasani, pas takimit me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm, dr. Arsim Emini, ka njoftuar për vendimin e rëndësishëm që është marrë, ku menjëherë pas lindjes, punonjësit e Spitalit aty obligohen që t’i dorëzojnë fletë statistikat te zyrtarja e ofiqarisë për regjistrim të lindjeve.

“Qëllimi ka qenë që të krijojmë dhe të zhvillojmë një menaxhim më të mirë, më të lehtë dhe më të efektshëm për regjistrimin e lindjeve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Ky inicim është bërë që të evitohet shqiptimi i gjobave, duke e pasur parasysh faktin që me skadimin e afatit ligjor prej 30 ditëve shqiptohen gjoba ndaj qytetarëve që nuk i regjistrojnë fëmijët me kohë”, ka thënë drejtoresha Hasani.

Ndërkaq, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Arsim Emini, ka thënë se janë të gatshëm që bashkëpunimin e mëhershëm ta vazhdojnë edhe më tutje, duke i precizuar edhe pikat të cilat në të kaluarën nuk kanë funksionuar.

You Might Also Like